Pas ditëve me mot pranveror, rikthehet sërish dimri në vend. Sipas Shërbimit Meteorologjik, shiu dhe bora do të jenë të pranishëm në vend gjatë tre ditëve të para të javës, më intensive të mërkurën.

Më pas moti do përmirësohet.

Advertisements

Parashikimi i motit për javën që vjen

Java pritet e ndryshueshme në aspektin meteorologjik.

Dy ditët e para të saj do të jenë përgjithësisht me kthjellime e vranësira, të cilat hera herës do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta e lokalisht mesatare në veriperëndim.

Advertisements

Dëbora e dobët do të prekë majat e alpeve si dhe majat e maleve në verilindje.

Ditën e mërkurë kalimi i një fronti të ftohtë do të sjellë reshje shiu në të gjithë vendin dhe në veriperëndim dhe bregdet në formën e shtrëngatave me rrufe.

Më tej situata do të vijë drejt përmirësimit.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut e lehtë e mesatare ditën e mërkurë duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2 dhe 3 ballë.