Pamjet tronditëse të filmuara nga kamera tregojnë momentin kur një burrë nxjerr armën dhe qëllon drejt një shoferi tjetër gjatë një incidenti rrugor në një autostradë në Miami.

Incidenti fillon kur 30-vjeçari Eric Popper vendos t’i presë rrugën një shoferi tjetër në I-95 në kontenë Miami-Dade, ndërsa këndonte në makinën e tij.

Advertisements

Popper më pas shikon në pasqyrë për të parë reagimin e shoferit që i del përpara të cilin e ofendon. E duke parë se shoferi i nervozuar po i afrohej, ai nxjerr pistoletën.

Pasi që vetura tjetër kalon pranë tij dhe duket se shoferi tjetër ia godet veturën me shishe, ai shtie mbi të me 11 plumba.

Advertisements