Historia vazhdon edhe 16 muaj pas humbjes së vajzës me origjinë shqiptarë të quajtur Artemisa në Koropi të Greqisë.

Rasti i shumëfolur është rikthyer si temë në emisionin “Dritë në tunel” me fakte dhe dëshmi të reja, ndërsa nuk ka asnjë gjurmë nga 19-vjeçarja.

Advertisements

Në emision folën edhe prindërit e saj, të cilët ende nuk e besojnë se vajza e tyre është humbur. Babai i saj shprehet se lutet çdo ditë të marrë një telefonatë nga vajza e tij.

“Ne pyesim veten pse po na ndodh kjo. Nëse na degjon, i lutem vetëm të na telefonojë. Është një fëmije i vogël 21 vjeç. Shkuam të kërkonim edhe diku ku na thanë që mund të ishte groposur, por nuk gjetëm gjë”, shprehet ai.

Disa persona i thanë familjarëve të Artemisës së mund ta gjenin trupin e saj në një zonë aty pranë, por nuk u gjet asgjë.

Advertisements

Kronika e humbjes

19-vjeçarja Artemis humbi në Koropi mesditën e 16 tetorit 2021. Ajo doli nga shtëpia ku jetonte me familjen në Koropi në orën 14:00, për të aplikuar për punë në një dyqan lodrash në Peania.

Pak para orës 16:00, xhaxhai i saj thuhet se e ka parë duke pritur në stacionin e autobusit, ndërsa në orën 17:30 i është fikur celulari. Që atëherë Artemisa nuk ka dhënë shenja jete.