Aktorja Arjola Demiri u komentua gjatë se zgjodhi të mos hapte “Kutinë e Pandorës” ku iu ofrua një udhëtim për në Disneyland me fëmijët.

Arjola rrëfeu se ëndrra e saj është të moderojë spektaklin e humorit Portokalli dhe në këtë mënyrë do ia sigurojë vetë udhëtimin familjes.

Advertisements

E pyetur në “Fan Club” nëse dëshiron ende të moderojë “Portokalli”, Arjola foli duke qeshur por nuk zbuloi detaje nëse i është premtuar një gjë e tillë. Kujtojmë se dhurata më e madhe që iu bë gjatë rrugëtimit në BBV.

“Ndoshta kam marrë informacion më shumë se sa duhet. Jam shumë e lumtur për diçka që do të ndodhë. Sigurisht që do e doja, është diçka e bukur, është ndryshe, të plotëson e të rrit artistikisht”, tha Demiri.