Një dëshmitar i ndodhur në vendngjarje në momentin e aksidentit të t merrshëm sot në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, thotë për mediat se nxjerrja e trupave ishte shumë e vështirë dhe se fillimisht jashtë makinës ka parë vetëm një djalë të ri të plagosur.

3 personat që mbetën të vdekur sipas tij kishin ngecur brenda makinës dhe duheshin shkallë të gjata për të manovruar për nxjerrjen e tyre nga gremina.

Advertisements

Burri theksoi se vendi ku ka ndodhur aksidenti tragjik është mjaft i rrezikshëm dhe se është hera e tretë që ndodh një gjë e tillë.

Operacioni i nxjerrjes së trupave ka qenë mjaft i vështirë, për shkak të terrenit mjaft të thyer, si dhe rrjedhës së lumit, e cila ka qenë e furishme për shkak të reshjeve të shiut që kanë rënë gjatë natës.

Është dashur ndërhyrja e fadromës për të bërë të mundur nxjerrjen e mjetit nga lumi, ndërkohë që kërkimet në lumë janë kryer dhe nga polumbarë të mbërritur nga Tirana.

Advertisements