Dyshimet janë shtuar pas një imazhi që ka publikuar gazetarja Paloma Demneri.

Ajo bashkë me Beatrix Ramosaj kanë pozuar në studion e “Big Brother VIP”, shkruan lajmi.net.

Advertisements

Paloma ka ndarë fotografinë duke i bërë tag këngëtares e cila mbase edhe do jetë sonte e ftuar brenda në shtëpi për t’i kënduar partnerit të saj, Donald Veshajt projektin e ri dedikuar lidhjes së tyre.

Theksojmë se, javën e kaluar të premten u aludua se Beatrix do jetë e pranishme, megjithatë kjo nuk u realizua shkak i aksidentit të Einxhel e cila theu krahun.

Advertisements

Ndryshe, Beatrix pas daljes nga shtëpia e famshme ka realizuar një projekti muzikor në versionin audio dedikuar romancës së tij me Donaldin e cila në njërin nga vargjet ka shtuar se mezi pret ta takojë pas daljes nga shtëpia e famshme./Lajmi.net/