Në aksin rrugor Shkodër-Pukë, në zonën e Qafë Laçit janë zbuluar predha. ‘Top Channel’ raporton se në rrugën e këmbësorëve që lidh fshatrat banorët e zonës kanë vënë re praninë e pre dhave.

Banorët kanë zbuluar se në atë zonë janë 9 predha artilerie të shpërndara në luginë të cilat janë të rrezikshme për shkak se në to janë ende të montuara djegoret. Ka qënë një banor i zonës i cili i ka identifikuar. Duke mos dashur që të tregojë identitetin e tij, banori është shprehur se municionet i zbuloi teksa ishte duke ruajtur bagëtitë e tij.

Advertisements

Banori tregoi në zonë ka ende të tjera p redha që mund të jenë me rrezikshmëri të lartë.

Advertisements