Pavarësisht se rezulton në kërkim për ekze kutimin e Endri Mustafës, Ibrahim Lici pretendon se nuk është ai autori i v rasjes, duke depozituar në Gjykatë video, me anë të të cilave pretendon se ndodhej në Tiranë natën e kr imit të rëndë.

Nëpërmjet avokatit, Lici pretendon se ndodhej në një resort në kryeqytet në kohën kur ndodhi vr asja, pamje të cilat janë sekuestruar nga oficerët e Policisë Gjyqësore.

Advertisements

Avokati ka dorëzuar pamjet si provë, duke ndjekur kështu rrugën e dy të arrestuarve nga Policia si autorë të dyshuar për v rasjen e ish-deputetit Pashk Ujka, të cilët janë lënë të lirë nga Gjykata e Shkodrës pas pamjeve të paraqitura.

Lici pretendon se pas natës së 16 majit ku ka qëndruar në një hotel në Tiranë, ka udhëtuar drejt Vlorës duke qëndruar sërish në hotel.

Edhe për këtë, nëpërmjet avokatit, pretendon se ka video filmike, me anë të të cilave synon të bindë Gjykatën se nuk është ai autori i ngjarjes. Në pyetje është marrë edhe e dashura e Licit, e cila ka konfirmuar se atë natë ndodhej në një resort në Tiranë.

Advertisements

Nëse provat filmike do të merren parasysh dhe pas tërheqjes së dëshmisë nga ana e dëshmitarit kryesor, zbardhja e ekzekutimit të bujshëm duket se do të vështirësohet për organet e hetimit.

Në fillim të këtij muaji, Ergys Malja, 15 vjeç, i akuzuar për përfshirjen në vrasjen e Mustafës në maj të vitit 2021, ka vendosur të mos bashkëpunojë me drejtësinë, duke tërhequr dëshminë e tij e duke theksuar se gjithçka ka deklaruar për v rasjen ishte e pavërtetë. Përpos kësaj, prokurorët pretendojnë se Lici dhe Malja janë të përfshirë direkt në vr asje.

Nga hetimet e Prokurorisë, rezulton se Malja ka qenë ai që ka çuar Endri Mustafën në zonën e quajtur Livadhe, duke pretenduar se atje kishte mbjellë rreth 150 rrënjë kanabis. Në këtë zonë ka ndodhur edhe vrasja dhe sipas dëshmisë, Lici ka ardhur me motor dhe e ka qëlluar për v dekje me a rmë zjarri.

Atë natë, adoleshenti ka shkuar në shtëpi dhe vetëm të nesërmen ka çuar Policinë në vendin ku ishte fshehur trupi i pajetë.

“Më 15 maj, solla në banesë një qengj të blerë në Postribë, pasi ma kërkoi Endri Mustafa. Atë ditë kemi biseduar për punë hashashi, pasi i thashë se kisha mbjellë 150 rrënjë ha shash ‘3 muajsh’ në Livadhe me dy shokë dhe doja t’i merrja.

Endri më tha se do të më ndihmonte që t’i merrja t’i çonim në shtëpi për t’i tharë. Rreth orës 22:00 u nisëm për në Livadhe ku kisha ha shashin. Aty na doli përpara Ibrahim Lici me ar më në dorë, duke që lluar direkt mbi Endrin.

Ai u shtri në tokë, duke i thënë: ‘Aman, mos më v rit pasha Zotin se kam fëmijë’. Ai e ka qëlluar përsëri edhe në fytyrë, duke i thënë ‘qofsh i xhenetit’. Pas kësaj, Ibrahim Lici është larguar me motor nga vendi i ngjarjes”, ka dëshmuar ai.