Ditën e sotme në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë është ngritur alarmi për bombë. Mësohet se kërcënimi për bombë ka ardhur përmes një telefonate anonime në policinë e Kosovës.

Menjëherë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka evakuuar qytetarët. Këtë lajm e ka konfirmuar për mediat vendase zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Advertisements

“Rreth orës 15:00, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës. Informata është trajtuar nga ana e policisë”, tha Ahmeti.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ngrihet alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Advertisements