Tre vik tima, mes tyre burrë e grua, Elmi dhe Elona Keqja, respektivisht 34 dhe 53 vjeç.

Ky është bilanci i aks identit në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, ku një makinë tip “Benz” pasi u përplas me një tjetër mjet tip “Ford”, doli nga rruga dhe përfundoi në lumë.

Advertisements

Gazetari Fatmir Popja raporton për “BalkanWeb”, se tre personat e mbijetuar janë në gjendje të rëndë. Një djalë 9 vjeç ndodhet në gjendje kome në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa një 20-vjeçare, është transportuar po ashtu drejt kryeqytetit.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:10 të mëngjesit të sotëm. Me të mësuar për ngjarjen, forcat e policisë dhe zjarrfikëses janë nisur për ndihmë.

Fillimisht janë nxjerrë të gjallë nga mjeti, një burrë, një grua dhe fëmija. Ndërsa prej orësh, është punuar për nxjerrjen e trupit të pajetë të tre viktimave.

Advertisements

Operacionin e shpëtimit e ka vështirësuar terreni i vështirë, vërshimi i fuqishëm të lumit Shkumbin, si dhe temperaturat e ftohta të ujit, që shkonin në minus disa gradë. Njësitë e shpëtimit kanë hapur një rrugë provizore për të nxjerrë trupin e pajetë të viktimave. Sipas informacioneve të para, dyshohet se viktimat dhe të plagosurit kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin, ndërsa ishin me origjinë nga Kukësi.

(BalkanWeb)