Tre persona gjetën vde kjen në një aksident tr agjik që u regjistrua mëngjesin e djeshëm në aksin nacional Elbasan-Librazhd.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:10 minuta kur dy automjete gati sa u përplasën midis tyre, ndërsa njëra prej tyre përfundoi në ujërat e lumit Shkumbin, dhe për pasojë, një çift me origjinë nga Kukësi humbi jetën bashkë me një 18-vjeçar.

Advertisements

Familja Keqa, me orgjinë nga fshati Kalis i Kukësit, po udhëtonte në drejtim të Korçës me një automjet tip “Benz” kur në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit” ka dalë nga rruga, në përpjekje për të shmangur përplasjen me një automjet tip “Ford”, drejtuesi i të cilit është nga Elbasani.

Për pasojë, mjeti i parë, në përpjekje për të shmangur përplasjen, ka dalë nga rrugë duke rrëshqitur rreth 300 metra në greminë e duke përfunduar më pas në ujërat e lumit Shkumbin.

“Më datë 01.02.2022, rreth orës 09:10, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, automjeti tip ‘Ford’, me drejtues shtetasin S. GJ., 32 vjeç, banues në fshatin Floq, Librazhd, është përplasur me mjetin tip ‘Benz’, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Shkumbin”, sqaroi Policia.

Advertisements

Automjeti u përmbys në ujërat e lumit, duke qenë fatale për çiftin Elmi Keqa, 53 vjeç dhe Elona Keqa, 35 vjeçe, si dhe për 18- vjeçarin Elis Sulmataj.

Nga ngjarja e rëndë kanë mbetur të plagosur edhe të rinjtë Ambra Mhilli, 20 vjeçe, si dhe Elisiado Keqa, 10 vjeç.

Dy të plagosurit, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, pasi morën ndihmën e parë mjekësore në spitalin lokal, u dërguan me urgjencë në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë.

Familja me origjinë nga Kukësi ishte nisur drejt zonës së Korçës për të festuar ditëlindjen e njërit prej tyre, por udhëtimi u kthye në tragjedi.

Kthesa e forta në këtë aks rrugor dhe moti i keq që shkaktonte rrëshqitje gurësh, kanë bërë që drejtuesi i mjetit tip “Benz”, në përpjekje për të shmangur përplasjen me automjetin që vinte në krah të kundërt, të përfundonte vetë jashtë rrugës.

Forcat Zjarrfikëse dhe ato të Policisë shkuan në vendin e aksidentit të rëndë dhe u deshën disa orë për të nxjerrë trupat e pajetë nga automjeti që kishte përfunduar në ujërat e lumit.

“Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe të punonjësve të Policisë, në kushte shumë të vështira, pas disa orësh u bë e mundur që të nxirren pa jetë nga mjeti që kishte rënë në mes të lumit, shtetasit E. K., 52 vjeç; E. K., 34 vjeçe dhe E. S., 18 vjeç”, tha Policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.