Mëngjesin e 9 Janarit Shkodra u trondit nga një ngjarje e rëndë. 50-vjeçari Nikolin Hila vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij 40-vjeçare, Gjuliana Topalli. Ai shkoi në shtëpinë e prindërve të së ndjerës dhe kërkoi që ta takonte, por babai i saj nuk de lejoi.

Hila i kërkoi llogari bashkëshortes se përse kishte shkuar në një restorant dhe më pas e ka qëlluar me armë, duke i marrë jetën në vend. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në prani të vajzës së tyre 4 vjeçe, ku 50-vjeçari ka qëlluar dhe veten me armë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Advertisements

Ditën e sotme motra e së ndjerës u shpreh se ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Gjulianën, e cila i tregonte çdo hall dhe problem të saj.

“Motra çdo hall e problem e ka qarë me mua. Jam nën kërcënim më thoshte. Ka ardhur çdo ditë dhe ka terrorizuar familjen time. Donte ta merrte motrën”, tregoi motra e të ndjerës në “Shqipëria Live”.

Teksa është pyetur nëse Nikolini e ka dhunuar, ajo u shpreh se “po”. “E ka rrahur disa herë, edhe nëna ia ka pa në trup shenjat”, shtoi motra e Gjulianës. “Kishim frikë se e kërcënonte. Po më denoncove në shtet i thoshte të vras vëllain, babën”, përfundoi motra e 40 vjeçares së ndjerë.

Advertisements