taje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me Erald Mejdanin, 36-vjeçarin që u gjet i pajetë pasditen e sotme në një banesë të pabanuar në lagjen “1 Maj” në Fier. Raportohet se i ati i Mejdanit kishte denoncuar zhdukjen e të birit më datë 19, ndërsa i riu ishte zhdukur më parë. Eraldi ishte larguar nga banesa pa lënë gjurmë, ndërsa sot u gjet i pajetë. Shkak dyshohet të ketë qenë përdorimi i lëndëve narkotike.

Kujtojmë, se nëna e 36-vjeçarit të pajetë, pak kohë më parë tregoi komunikimin e fundit që ajo ka pasur me djalin e saj, tek emisioni “Me Zemër të Hapur” teksa thoshte:

Advertisements

Djali që në datën 8 u kthye nga Greqia se e kapën pa dokumente dhe në datë 9 ai ishte në Gjirokastër pasi natën e 8 janarit fjeti në një hotel në Gjirokastër. Më datë 9 janar në mëngjes ai po pinte kafen me një kushëri të tij, ku unë komunikova nëpërmjet facebook dhe më tregoi se do të nisej për në shtëpi. Ai ishte momenti fundit që ne u dëgjuam dhe prej asaj dite nuk kemi më asnjë kontakt.

Njoftimi i policisë:

Fier/ Sot rreth orës 16:10, në lagjen “1 Maj”, Fier, në një banesë të pabanuar, është gjetur i pa jetë, shtetasi Erald Mejdani, 36 vjeç, banues në Mallakastër. Nga këqyrja paraprake nuk dallohen shënja dhune(dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur nga përdorimi i lëndëve narkotike). Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 19.01.2021 nga Komisariati i Policisë Mallakastër pas denoncimit të bërë nga babai i tij për largim nga banesa.

Advertisements