Raportohet se një aksident i rëndë i ka marrë jetën aktorit shqiptar Panajot Naçi në moshën 31-vjeçare, në Greqi.

Lajmi i keq është bërë publik nga muzikanti Gazment Mullahi, i cili është daja i të ndjerit.

Advertisements

Aksidenti fatal i ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ka zënë lajmet kryesore në mediat e Athinës.

I riu ka qenë duke lëvizur me një motor kur është përplasur me një makinë të grumbullimit të mbetjeve, në kryqëzimin e rrugëve Deligiorgi dhe Kerameikou.

Përplasja ka qenë fatale dhe mësohet se Naçi ka ndërruar jetë në vend.

Advertisements

Panajot Naçi ishte ndër aktorët më të njohur në shumë seriale televizive dhe rolesh në teatër, nga më të suksesshmit në Greqi.

Jo vetëm për familjarët e rrethin shoqëror e miqësor, por humbje e madhe është edhe për artin shqiptar.

Panajot Naçi asnjëherë nuk e mohoi origjinën e tij, vendit ku u lind dhe u rrit.

Ai rridhte nga një familje me tradita nga Himara, bir i një të dënuari politik në burgjet e diktaturës gjatë regjimit komunist.

Panajot Naçi lindi në Tiranë. Familja më pas u zhvendos në Greqi ku ai ndërtoi një karrierë të shkëlqyer duke arritur në qarqet më të larta artistike të Athinës dhe e konsideronte veten “Himarioti-shqiptar prej brezash”.

“Lamtumire Panajot i dashur, nipi im i rralle artist, djali i vetem i motres time te vetme, Zana. “Peu keputet aty ku eshte me i holli” mbetet thenia qe te therr keqas. Dhembje do te kemi ne shpirt per ty sa jeta. U prehsh ne paqe!”, shkruan daja i tij, muzikanti Gazment Mullahi.