Një vajzë 18-vjeçe ndërroi jetë mbrëmë në Portsmuth pasi u godit nga një autobus.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në orën 22:30. Në vendngjarje mbërritën oficerë të policisë, ambulancë dhe zjarrfikëse.

Advertisements

“U njoftuam në orën 22:30 se një kalimtare është përplasur nga një autobus”, deklaroi zëdhënësi i policisë së Nju Hempshajër.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një kompleksi argëtimi. Një dëshmitar tregoi se si u përjetua e gjithë skena, citon Daily Mail.

“Të gjithë po shikonin të tronditur. Përqafonin njëri-tjetrin, disa dhe qanin”, shprehet dëshmitari.

Advertisements

Rruga ku ndodhi aksidenti u mbyll për disa orë. Policia kërkoi pamjet nga kamerat e sigurisë për të hetuar në detaje ngjarje.