Juristi Skerdhjan Dhuli ka reaguar në lidhje me ofendimet denigruese të bëra në adresë të shkrimtares dhe deputetes demokrate Flutura Açka, për shkak të qëndrimeve të saj politike.

Duke e ilustruar dhe me foto të komenteve në rrjete sociale, Dhuli shkruan se deputetja ka marrë urrejtjen e mbështetësve të Berishës për shkak të mendimit të saj ndryshe.

Advertisements

Juristi shton se kafshëria e njerëzve shkon deri aty sa lumturohen për ndarjen nga jeta të djalit të deputetes Açka.

“Kjo është kafshëri !

Krejt rastësisht u gjenda në fcb e deputetes së PD dhe shkrimtares së madhe Flutura Açka.

Advertisements

Shihni çfarë komentesh gjeta. Njerëz që urrejtjen për mendimin e saj ndryshe nga Berisha e shfryjnë duke u lumturuar për vdekjen e djalit të saj të cilën e quajnë si shpërblim që Zoti i dha meqë ajo doli kundër Berishës sot.

Ajo që më bëri përshtypje është se njëri nga komentet vjen nga adresë fallco (kjo Marco Marco) pra është pjesë e call centerit të foltores që është si ushtri propagande vetëm për të sharë.

Pra të paguash djem e vajza të reja për të goditur deputetët e PD. Dhe ku ? Tek djali i saj që ka humbur jetën.

Kjo gjuhë është e tmerrshme por edhe tregues se dhuna nuk vjen rastësisht por krejtë e instruktuar nga Berisha dhe ata që janë rrethi i tij i ngushtë.

Nuk pres që ata të distancohen nga kjo gjuhë ndaj më vjen turp për kë kam mbështetur ndër vite”, shkruan Skerdhjan Dhuli në facebook.