Me një shpejtësi ere 140 km në orë një stuhi e fortë kaloi nëpër veriun e Gjermanisë, Britaninë e Madhe, Danimarkë, Norvegji, Suedi etj.

Bilanci tragjik: deri më tani tre viktima. Një 9 vjeçar humbi jetën në Vinotdeil-in britanik, pas rrëzimit të një druri, po ashtu edhe një grua 60-vjeçare në Aberdin. Në Gjermani njoftohet vetëm për një viktimë në Brandenburg pasi rrëzimit të një pllakati.

Advertisements

Britania e Madhe përgatitet të dielën për një stuhi të re. Dëme të mëdha materiale janë njoftuar në Gjermani, Britaninë e Madhe, Danimarkë, Norvegji e vende të tjera.