Sali Berisha është përfshirë në një debat të ashpër me gazetarin Imer Mushkolaj gjatë një emisioni live. Gazetari ka akuzuar hapur ish-kryeministrin si një prej përgjegjësve për vrasjet e ndodhura gjatë protestës së 21 janarit.

Akuzat e Mushkolës kanë sjellë një reagim të ashpër nga Berisha, i cili akuzon gazetarin si një mbështetës i Serbisë dhe një gënjeshtar i pafytyrë.

Advertisements

Berisha: Më 8 janar po shkonim në shtëpinë e tyre të mbushur me banditë.

Gazetari: Lëri këto përralla mos na i përsërit.

Berisha: Do më lini të flasë apo si e keni hallin. Nëse ti sjell, mos e prishni emisioinin. Më keni thërritur për të folur. Ai gënjen dhe gënjen.

Advertisements

Gazetari: Unë po ju them vazhdoni.

Berisha: Përsa i përket 21 janarit, duhet të jesh i verbër dhe i pafytyrë që thua ishte protestë paqësore, nuk ka njeri në botë që e ka quajtur 21 janarin protestë paqësore.

Gazetari: Ju e keni përgjegjësinë për vrasjen e njerëzve të pafajshëm. Ke vrarë njerëz në bulevard, kjo është njolla e juaj e zezë pas piramidave vratë njerëz në bulevard në Tiranë, dhe pas Gërdecit. Nuk e përfundoj dot me gënjeshtrat që po thotë.

Berisha: Ti ke sjellë një provokator nga Novi Sadi aty i cili gënjen në mënyrë të pafytyrshme. Cila ishte paqësore kush e ka thënë paqësore protestën e 21 janarit përveç atij të pafytyri aty. Përveç Beogradit kush e ka thënë.

Gazetari: Beogradit që keni bashkëpunuar ti kur ishe President, që e keni furtnizuar me naftë. Është e dhimbshme dhe e turpshme.

Berisha: Nxirr pak protestën e 21 janarit që një gënjeshtar në studio thotë se është paqësore.

Gazetari: Lëri pallavrat o zotëri, lëri gënjeshtrat? Cila është përgjegjësia juaj për vrasjet zotëri?! Këtë na sqaro

Berisha: 21 janari kishte axhendë politike.
Gazetari: Cila është përgjegjësia juaj si kryeministër këtë na sqaro? Apo nuk keni përgjegjësi ju?! Ata bënë vetëvrasje në bulevard?!

Berisha: Se cila është përgjegjësia ime atë… Unë kam qëndruar në zyrë, i vendosur deri në fund. Por ti që i thuaj protestë paqësore asaj ku u hodhën plumba në dritaren e kryeministrit, ti nuk ke minimumin e integritetit njerëzor. Je një skllav i atyre që të japin formula për të shpërndarë nëpër studio.

Gazetari: Nëse unë jam skllav, ti je vrasës. Vrasësi i më shumë se 20 vetëve në Gërdec, djegës i Shqipërisë në 97-ës.

Berisha: Ti thjesht leh sipas programit të Novi Sadi-t.

Gazetari: Antiamerikani ndër të fundit dhe tani shet moral. Ti ke shumë mëkate zotëri që prej 97-ës e tutje.