Një aksident fatal i ka marrë jetë një të riu 25-vjeçar shqiptar në Itali.

Sipas shtypit vendas, 25-vjeçari i cili punonte si punëtor ndërtimi, po udhëtonte së bashku me 3 kolegë të tjerë me kamion.

Advertisements

Por papritur mjeti devijoi nga rruga në Cingoli dhe doli jashtë karrexhatës e përfundoi i përmbysur.

Si pasojë e këtij aksidenit humbi jetën 25-vjeçari shqiptar, ndërsa 3 punëtorët e tjerë mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital.

Advertisements

Aksidenti rrugor ndodhi mbrëmjen e së premtes. /tvklan.al