Procter & Gamble ka tërhequr më shumë se 30 produkte për kujdesin e flokëve me spray aerosol, përfshirë shumë shampo të thata dhe balsame të thatë, duke paralajmëruar se produktet mund të përmbajnë benzen, një agjent që shkakton kancer.

Artikujt e prekur përfshijnë produkte të ndryshme Pantene, Herbal Essences, Hair Food, Old Spice dhe produkte Aussie, sipas njoftimit të së premtes, i cili është i dyti i P&G brenda një muaji. Një listë e plotë e produkteve të tërhequra është e disponueshme në faqen e internetit të kompanisë, duke përfshirë numrat e kodit të prodhimit.

Advertisements

P&G tha në një deklaratë se produktet e prekura ka të ngjarë të mos i ekspozojnë njerëzit ndaj niveleve të benzenit aq të larta sa të shkaktojnë probleme shëndetësore. Megjithatë, kompania vuri në dukje se nuk “ka marrë asnjë raport për ngjarje të padëshirueshme”, por po vazhdon me tërheqjen.

“Ekspozimi ndaj benzenit mund të ndodhë me thithje, nga goja dhe përmes lëkurës, dhe mund të rezultojë në kancer, përfshirë leuçeminë dhe kancerin e gjakut të palcës së eshtrave dhe çrregullime të gjakut të cilat mund të jenë kërcënuese për jetën”, thuhet në njoftim.

Shitësve me pakicë u është thënë të heqin produktet e tërhequra nga raftet.

Advertisements

P&G shtoi se asnjë produkt tjetër nga ato linja nuk është “pjesë e kësaj tërheqjeje dhe produkte të tjera të tilla mund të vazhdojnë të përdoren, përfshirë edhe ato produkte me spërkatje si shampot e thata me aerosol, me kode prodhimi të ndryshme nga ato të komunikuara në mënyrë specifike”.

Në nëntor, P&G tërhoqi më shumë se një duzinë deodorantësh dhe sprajsh aerosol të markës Old Spice dhe Secret, duke paralajmëruar se produktet mund të përmbajnë gjithashtu benzen. Në korrik, Johnson & Johnson (JNJ) tërhoqi disa spërkatje kundër diellit Neutrogena dhe Aveeno pasi zbuloi nivele të ulëta të kancerogjenit në produkte.