Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Itali, ku si pasojë e zjarrit në banesë, kanë humbur jetën dy fëmijë.

Sipas tgcom, dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë të moshës 8 dhe 7 vjeç, humbën jetën në një zjarr që u shfaq në një shtëpi në provincën e Reggio Emilia.

Advertisements

Flakët kanë përfshirë një strukturë dykatëshe .

Gjatë operacioneve të shpëtimit, prindërit e viktimave, me origjinë pakistaneze, u shpëtuan dhe iu besuan stafit mjekësor pasi ishin në gjendje të dehur .

Hipoteza më e besueshme deri në këto momente është se zjarri u shkaktua nga shpërthimi i bombulës së gazit.

Advertisements

Ndërkohë pas ekspertizës që u krye, ndërtesa ku ra zjarri u shpall e pabanueshme./noa.al