Moderatorja Rudina Magjistari ka pësuar një incident ditën e sotme.

Në puntatën e transmetuar sot të emisionit “Rudina”, moderatorja ka rrëfyer si ka ndodhur “incidenti” i vogël.

Advertisements

Magjistari tha se kishte ndrydhur këmbën e për këtë arsye është e detyruar të qëndrojë ulur gjatë gjithë puntatës.

“Më gjeni ndryshe nga çdo herë tjetër. Më gjeni këtu pothuajse e pozicionuar në vendin tim sepse sinqerisht kam pasur një problem, një incident të vogël me këmbën.

Duke zbritur nga një shkallë pak e lartë pësova një tronditje të vogël dhe me taka e kam të vështirë që të eci, kështu që zgjodha më mirë të jem pranë vendit dhe t’i pres të ftuarit të hyjnë dhe të bëjnë atë hyrjen e tyre tradicionale në studio dhe sigurisht të zënë vend për të diskutuar për temat që kemi zgjedhur për të diskutuar për sot,”- tregoi ajo

Advertisements