Prokuroria e Tiranës do të marrë në pyetje ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun aktual të PD Lulzim Basha.

Mësohet se ata do të pyeten për ngjarjet e dh unshme që u regjistruan më datë 8 janar në selinë e Partinë Demokratike, shkruan newsbomb.al.

Advertisements

Bëhet me dije se të dy, Berisha dhe Basha, do të thirren në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjet e së shtunës.

Kujtojmë se, më datë 8 Janar gondina dhe oborri i Partisë Demokratike u kthyen në “vendngjarje” dhe u rrethuan me shirita “skenë krimi” nga Policia e Shtetit. Për shkak të dhu nës së ushtruar dhe vandalizimit të selisë blu, atje ndërhynë Forcat Speciale sepse kreu i PD Lulzim Basha kërkoi ndihmë, duke arsyetuar se deputetëve u rrezikohej jeta.

Advertisements

Dje, uniformat blu të kryeqytetit njoftuan se në përfundim të veprimeve hetimore arrestuan në kushtet e flagrancës 34 persona dhe proceduan penalisht 18 të tjerë. Mes të proceduarëve ishte dhe Flamur Noka e Gaz Bardhi, kurse te personat e arrestuar ishte Ylli Gosturani, vëllai i truprojës së Lulzim Bashës.