Aktoret Monika Lubonja dhe Arjola Demiri, e kanë vënë gjithmonë në dukje për shikuesit se ruajnë një miqësi shumë të mirë me njëra-tjetrën.

Por përveç miqësisë dhe pasionit të përbashkët për aktrimin, dy aktoret duket se i bënë bashkë edhe diçka tjetër – një eksperiencë e përbashkët.

Advertisements

Për rastësi, ato kanë qenë të dyja pjesëmarrëse në të njëjtin serial, edhe pse në periudha të ndryshme.

Monika Lubonja në sezonin e tretë të serialit shumë të shikuar komik të asaj kohe, kishte marrë një rol si drejtoresha e kolegjit.

Kjo kishte ardhur pas largimit të Enver Petrovcit nga seriali, i cili ka qenë i angazhuar me rolin e drejtorit në dy sezonet e para.

Advertisements

Disa vite më vonë, “O Sa Mirë” iu bashkua edhe aktorja nga Tropoja, Arjola Demiri.

Ajo luajti rolin e ‘Xhbanes’ – një vajzë rigoroze tropojanë, e cila kishte ardhur për të kryer studimet në kolegjin satirik.