Dita e tatuazheve ka qenë vërtet me surpriza. Ndërkohë që gjithë Shqipëria, (e përbërë prej 100 mijë banorësh sipas Beniadës),

e mori vesh që kësaj të fundit i pëlqeu djali i tatuazheve gjatë një bisede që bëri në kuzhinë me Arjolën ku i tregoi aktores se kishte pëlqyer djalin e tatuazheve. Modelja u shpreh se “do ta hante me sy”, çka nxiti të qeshura mes vajzave.

Advertisements

Një tjetër “event” për të qeshur ka ndodhur që lidhet me tatuazhet. Beniada po bisedon me Arjolën në kuzhinë, kur hyn Monika dhe i bie me shpullë në të pasmet Beniadës, si formë përshëndetje…

Arjola e pyet: “na e thuaj pak fluturën, Monika. “Do ta bëj fluturën”, përgjigjet Monika. Beniada bëhet kureshtare dhe e pyet se ku do ta bëjë fluturën. Monika ngre bluzën dhe tregon vendin, që është praktikisht në rrëzë të këmbës.

“Uaa, do ta bëjë afër te dallandushja” është reagimi që të shkrin së qeshuri i Beniadës. “Ua po sikur të thojë njeri hape se nuk e shikoj mirë”, vazhdon pyetjet e saj “ekzistenciale” Beniada.

Advertisements

Monika e ka përgjigjen gati: “Nuk ka hape! Shikoje! Po deshe shikoje. Kërkoje fluturën, është me të kërkume nuk është me hape ta shof’ unë…s’ka”. “Po sikur flutura të të fluturojë e mos të rrijë aty”, e ngacmon Akoma Beniada.

Monika është banorja më e vjetër në shtëpinë e Big Brother VIP 2022, ajo është 55 vjeçare por duhet thënë se ka dëshirë për te qeshur, bërë shaka dhe për tu argëtuar më shumë se kushdo tjetër aty brenda. Mes banorëve, monika Lubonja po lufton fort për finalen duke u bërë protagoniste. Në shtëpi ka biseda, lojëra, debate, argëtim…

Videon mund ta shikoni KETU