Nënë Mine jeton në lagjen 15 Tetori, Fier. Ka qenë komshia e saj, qytetarja Irena Qose që pa ditur ku të drejtohet tjetër, i është drejtuar emisionit Stop.

Varfëria është ulur këmbëkryq në shtëpinë e saj ku jeton krejt e vetme.

Advertisements

“Më ndihmoni” thotë 84 vjeçarja, duke qarë. Marr 150 mijë lek (të vjetra) pension.

Ato pak lek “ia hanë” fëmijët që i ka pa punë, në burg dhe të ndarë nga gratë.

“Fëmijët nuk vijnë dot të kujdesen për mua” thotë nënë Mine dhe vë duart në kokë mes lotëve.

Advertisements

U bë i mundur një furnizim në ushqime për gati një muaj, disa batanije dhe veshmbathje.