Do të ndjekësh burrin, por edhe e kundërta? Rreth 500 euro po kushton pazari për të angazhuar një detektiv privat në Prishtinë.

Ky trend po përhapet shumë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Në objektiv janë partnerë, familjarë, shokë apo kolegë pune. Shërbimet që marrin janë fotografi dhe video.

Advertisements

Gjetja e detektivit është e lehtë, pasi marrëveshja bëhet në internet. Madje emrat që operojnë në Prishtinë, kanë bashkëpunime edhe në Shqipëri. Fakti që nuk njihen në Tiranë, u jep një avantazh për të punuar më qetë.

Por kjo veprimtari nuk lejohet në Kosovë. Ligji atje e konsideron përndjekje dhe dënohet nga 3 deri 15 vjet burg. 15 vjet burg nuk janë shaka.

“Fotografimi apo filmimi i paautorizuar janë shkelje që dënohen pasi cenojnë privatësinë e secilit qytetar dhe nuk ka të drejtë askush ta bëjë një gjë të tillë,”- thotë avokati Skënder Musa, i cili propozon që kjo punë të rregullohet me ligj.

Advertisements

“Shqetësim është se ku shkojnë ato prova, kjo është shqetësuese sepse përbën shkelje të privatësisë dhe të shumë të drejtave tjera të personit,”- shprehet Drizan Shala.