Aktorja Arjola Demiri është aktualisht në qendër të mediave rozë, pasi është bërë pjesë e “Big Brother VIP”. Ajo ka zgjedhur të ndajë me të gjithë historinë e jetës së saj, duke filluar nga problemet me ish-bashkëshortin dhe deri te marrëdhënia që ka me tre fëmijët.

Arjola ka pranuar publikisht se ish-bashkëshorti e dhunonte fizikisht dhe se e ka tradhtuar për 6 vite me rradhë në djeni të saj. Ato vite nuk kanë qenë aspak të lehta për aktoren, nënën e tre fëmijëve e cila në luftë me depresionin ka tentuar edhe vetvrasjen, prej të cilës e ka shpëtuar nëna e saj.

Advertisements

Por kush është ish-bashkëshorti i Arjola Demirit?

Burime bëjnë me dije se ai është i njohur për mediat dhe botën e krimit. Ish-bashkëshorti i Arjola Demirit është Ajax Boshnjaku. Emri i Ajax Boshnjakut është bërë i njohur në tetor te 2018 ku ishte i përfshirë në masakrën e ish-Bllokut ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha. Ajaxi, miku i i Ervin Matës u akuzua për moskallëzim krim.

Gjithashtu, burime për Albeu.com bëjnë me dije se Boshnjaku është sot babi i dy djemve binjak me një grua tjetër me të cilën Arjola Demiri ka edhe çështje penale.

Advertisements

Arjola ka treguar se ka marrë më në fund kujdestarinë e 3 fëmijëve që ka patur nga bashkëjetesa me Ajaxin, pas ajo nuk ka patur një celebrim me ligj me të.