Ministri i Shëndetësisë së Greqisë, Athanasios Plevris, deklaroi sot se personeli mjekësor i Sistemit Shtetëror që nuk do jenë vaksinuar deri në 31 Mars do të pushohet nga puna, në rast se situata e pandemisë deri atëherë nuk sjell detyrimisht ndryshime në domosdoshmërinë e vaksinimit.

Deri tani, mjekët dhe infermierët që refuzojnë të vaksinohen janë larguar përkohësisht nga puna, pa pagesë.

Advertisements

Ministri Plevri ka pranuar se gradualisht masat kundër covid 19 do të lehtësohen pasi në Greqi janë vaksinuar 84% e popullsisë, por edhe se varianti Omikron përhapet me shpejtësi të tillë sa masat janë të pamjaftueshme.

Certifikata e vaksinimit vijon jetë e detyrueshme në Greqi, sipas vendimit për rinovimin e masave mbrojtëse, ndërsa nga 7 shkurt del e pavlefshme për sa kanë plotësuar 7 muaj nga doza e dytë dhe nuk kanë bërë dozën e tretë plotësuese.

Gjithashtu shtyhen për një javë përdorimi i detyruar i maskës në çdo ambjent të brendshëm e të jashtëm, por restorantet dhe qendrat argëtuese do të funksionojnë me orar të lirë, lejohet sërish muzika, si dhe lejohen deri në 6 persona në çdo tryezë.

Advertisements

Së fundi, nga dita e sotme fillon shpërndarja e ilaçit Merck në çdo shtëpi për të infektuarit me covid 19. Për përdorimin e ilaçit të miratuar funksion një protokoll specifik që parashikon recetë mjekësore të posaçme për çdo rast pacienti.