Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, një person në gjendje kritike

Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 12:00 të kësaj të hëne në Rrugën e Arbrit.

Advertisements

Një automjet i cili drejtohej nga një 40 vjeçare u përplas me barrierat anësore të rrugës së Arbrit. Ngjarja u regjistrua në fshatin Shkallë.

Drejtuesja e mjetit është transportuar drejt spitalit të traumës në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e vërteta të aksidentit. Paraprakisht shkak dyshohet të jetë humbja e kontrollit nga ana e drejtueses së mjetit.

Advertisements