Egozna, moderatorja nga Kosova, është një prej pesë banoreve të reja që u fut javën e shkuar në shtëpinë më të famshme të momentit, në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”.

Për shkak të lidhjes së ngushtë shoqërore që ajo ka nga jashtë me Arbër Zekën, ish-fituesin e “Big Brother” – i cili po ashtu mbështet hapur Donaldin – shpesh herë Egzona është akuzuar gjatë këtyre ditëve nga fansat e programit se ajo ka hyrë e instruktuar nga Arbri.

Advertisements

Këto akuza nga fansat kanë vijuar sidomos pas pozicionimit të saj, i cili duket që anon nga Donaldi. Ajo është pranë tij dhe po e mbështet madje edhe “kundër Trixës”, duke dashur t`ja bëjë me dije Donaldit që duhet të gjejë vetveten.

Ndërkohë në një bisedë tjetër duket se Egzona i ka dhënë disa indicie nga jashtë Donaldit, teksa po flisnin për Ilirin.

Egzona: Unë i thashë edhe Ilirit, ti ja ke gjet pikën e dobët se nuk e le të përfundojë deri në fund. Ti e di që ai e ka besdi që ta ndërpresësh, si çdo njeri normal. Se këtu interesi i secilit është për me të nxjerr ty keq.

Advertisements

Egzona: Po….Edhe… i thashë pse nuk e len dhe më tha “po edhe unë e kam mësu atë gjë prej tij.

Donald: Për çfarë?

Egzona: Që nuk më le të vazhdoj deri në fund.

Egzona: Unë ma mirë është mos me fol, sepse për një moment po foli si Egzona banore dhe për një moment po më kujtohet Egzona si shikuese… dhe tani s`po bën me fol.

Donald: Si shikuese ti e kuptoje që ai e bënte kastile?

Egzona: Si shikuese e kam kuptuar që ai e bën. Po unë ja thashë!

Donald: Si shikuese e ke kuptuar nga jashtë?

Donald: D.m.th kjo gjëja duket nga jashtë, se ai ndërhyn sa për të më acaruar?

Egzona: Po…tani varet, se njerëzit krejt jashtë nuk gjykojnë të gjithë si unë, si për mirë si për keq.

Më as Egzona është munduar të bindë Donaldin që të mos reagojë ndaj Ilirit dhe të ruajë qetësinë. Kjo nuk është hera e parë që Egzona përpiqet “të ndihmojë” Donaldin me këshillat që i jep, të cilat korrespondojnë dhe me pakënaqësitë që publiku ka ndaj Donaldit.