Një stuhi e fuqishme ka përfshirë në 48 orët e fundit veriun e Europës, duke shkaktuar edhe viktima.

Me një shpejtësi ere 140 km në orë, një stuhi e fortë kaloi nëpër veriun e Gjermanisë, Britaninë e Madhe, Danimarkë, Norvegji, Suedi dhe shtete të tjera.

Advertisements

Nga stuhia e fortë kanë humbur jetën tre persona. Një 9-vjeçar humbi jetën në Vinotdeil-in britanik, pas rrëzimit të një druri, po ashtu edhe një grua 60-vjeçare në Aberdin.

Advertisements

Në Gjermani njoftohet për një v iktimë në Brandenburg, pas rrëzimit të një pllakati. Ndërkohë, Britania e Madhe përgatitet të dielën për një stuhi të re.

Nga stuhia janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në Gjermani, Britaninë e Madhe, Danimarkë, Norvegji e vende të tjera.