Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë-Fier, ku një mjet tip “Benz” është përplasur me pompën e benzinatos së një karburanti.

Për pasojë janë plagosur dy persona, të cilët janë nisur menjëherë drejt spitalit. Mjeti ëhstë pothuajse i shkatërruar, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka patur persona të tjerë në momentin e përplasjes.

Advertisements

“Me datë 29.01.2022, rreth orës 18:20, në autostradën Vlorë-Fier, pranë një karburanti automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin F. Xh., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me pompën e benzinatos së karburantit, ku si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasi G. B., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.