Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Manhattan, ku ish-missi i SHBA-së, Cheslie Kryst i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i 29-të.

Mediat e huaja bëjnë me dije se 30-vjeçarja i dha fund jetës duke u hedhur nga kati 29-të, ndërsa vetëm pak më parë se të kryente aktin e rëndë postoi një foto të Instagram, ku shkruante “Kjo ditë ju sjelltë prehje dhe paqe”.

Advertisements

Modelja dhe avokatja u gjet e vdekur në trotuar teksa ishte mbuluar me dëborë.

Policia gjeti një shënim në apartament ku thuhej se ajo dëshironte t’i linte gjithçka nënës së saj, ndërsa nuk jepte asnjë shpjegim për aktin e rëndë.

Advertisements