Një burrë është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen nr.2 të qytetit të Durrësit.

Policia bën me dije se 59 vjeçari P.V është gjetur i vetëvarur nga familjarët e tij, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar drejt vetëvrasjes.

Advertisements

“Rreth orës 16:40, në lagjen Nr.2 Durrës, në banesë, është gjetur nga familjarët e tij, i pajetë dyshohet i vetëvarur shtetasi P. V., 59 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Advertisements