“Vëllai i Madh” ka vendosur të ndëshkojë konkurrentin Donald Veshaj dhe kjo për shkak se ai ka thyer rregullat e lojës një ditë më parë.

Nuk dihet se çfarë ndëshkimi do të marrë Donaldi, pasi kjo do të zbulohet të martën, por ai sot ka marrë në dorë zarfin e zi.

Advertisements

Mbrëmë ka qene i ftuar për të gjithë banorët Mozzik, por me mbështetjen personale që ai i dha njërit prej konkurrenteve, 3 jave përpara finales, u tregua mos respekt ndaj konkurrentëve të tjerë.

Thyerja e rregullores ka vijuar edhe nga ana e Donaldit teksa ftoi në ambientet e brendshme të shtëpisë së “Big Brother” artistin pa marre leje tek “Vëllai i Madh”.

Përgjatë më shumë se 100 ditëve të qëndrimit në shtëpi për të surprizuar banorët kanë shkuar shumë artistë.

Advertisements

Por pavarësisht këtyre suprizave të dedikuara nga “Big Brother” për kënaqësinë dhe argëtimin e banorëve “Vëllai i Madh” ka sjellë edhe një sërë artistësh të tjerë të cilët kanë respektuar formatin dhe rregullat duke dhuruar vetëm argëtim për ta.