Një 2-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid në një spital të Romës në Itali. Vajza është dërguar në gjendje të rëndë për të marrë ndihmë mjekësore, dhe ka vdekur vetëm një ditë pasi ishte shtruar.

Mediat vendase bëjnë me dije se vogëlushja nga Catanzaro u transportua me një C-130J të Forcave Ajrore të zbarkuar në Ciampino, po nuk ja ka dalë që të mbijetojë.

Advertisements

Sipas mjekëve 2 vjeçarja për shkak të infeksionit të Covid kishte dëmtim të rëndë në rrugët e frymëmarrjes.

Italia për shkak të përhapjes së variantit të Omicron, javët e fundit ka shënuar një numër të madh të infektuarish me Covid.

Advertisements