Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka filluar të jetë aktive në rrjetet sociale, ku përveç politikës, ka dashur të demostrojë të tjera ‘talente’. Kryemadhi ka postuar në video në TikTok duke kërcyer. Në valle me flamuj në duar e shoqëron edhe ish-deputetja Floida Kërpaçi.

Ky kërcim vjen si shenjë sensibilizimi me profesorim nga Kosova Lulzim Paci pasi u bullizua për kërcimet e tij me muzikë popullore. Videot e tij të postuara në Tik-Tok u shpërndanë dhjetëra herë, ndërsa një deputete e Vetëvendosjes kërkoi pushimin e tij nga puna.

Advertisements

Por një tjetër rrjedhë morën zhvillimet pas rrëfimit të tij, ku u shfaq i përlotur duke deklaruar se i kishte kërkuar vëllait të mos tregonte se e kishte vëlla, por kushëri për shkak të ofendimeve ndaj tij.

Monika Kryemadhi në videon e publikuar ka vendosur hashtagun e emrit të profesorit Lulzim Paci.

Advertisements