“Kanë gjashtë muaj që janë ndarë. Kanë pasur probleme edhe më parë, por kanë ndërhyrë të tjerët e janë rregulluar”. Kështu është shprehur babai i Gjuliana Topallit, e cila është vrarë nga bashkëshorti i saj, Nikolin Hila.

40-vjeçarja kishte disa muaj që jetonte së bashku me të bijën 4-vjeçare te familja e saj, pasi ishte ndarë nga Nikolini. Ky i fundit të dielën e 9 janarit është paraqitur te shtëpia e saj, ku ka dalë dhe e ka pritur babai i Gjulianës.

Advertisements

50-vjeçari ka kërkuar që të dilte edhe ajo, por babai nuk e ka lejuar. Duke qenë se ka dëgjuar debatin, ajo ka dalë për t’u sqaruar me Nikolinin, i cili më pas e ka qëlluar me automatik në sy të vajzës.

Për emisionin “Shqipëria Live”, babai i Gjulianës u shpreh se kur erdhi të kërkonte vajzën, mendonte se 4-vjeçaren.

“Erdhi me makinë, bëri zë. Dola. Dua vajzën tha, e ia nxora. Merre i thashë, shko dhe bjere. Jo më tha, më sjell vajzën tënde. I thashë nuk ke punë me të, i ke ndarë hesapet.

Advertisements

Vajza doli se dëgjoi debatet. Mori automatikun dhe e vrau në sy të vajzës, edhe shnet. Ka ra në gropë aty te dera. I hipi makinës dhe iku. Qëlloi edhe njëherë, po nuk e di pse.

Kanë gjashtë muaj që janë ndarë. Kanë pasur probleme edhe më parë, por kanë ndërhyrë të tjerë e janë rregulluar. Për të jetuar kanë pasur probleme, për një kafshatë bukë.

Për vajzën nuk kanë pasur probleme. Ka ardhur e ka marrë kur ka dashur, ka fjet te shtëpia e tij dhe e ka sjellë prapë.

Tani vonë e ka dhunuar. E solli vetë vajzën këtu e ka qëndruar këtu, nuk ka shkuar më atje. Nuk kemi kërkuar urdhër mbrojtje”, u shpreh babai i të ndjerës.