Edhe pse 9-vjeç, Ariseldo Silo është përballur me shumë sfida. Ishte 3 -vjeç kur humbi këmbën teksa ndodhej me të atin në arën ku punonte. 9-vjeçari ishte i ftuar me nënën e tij, Armela dhe ortopedin që e ka ndihmuar, Juxhin Mitrollari në studion e “Abc-së së mëngjesit”, ku tregoi vetë me detaje incidentin e asaj dite.

Advertisements

Ajo që është e jashtëzakonshme është fakti se Ariseldi, edhe pse një fëmijë, e ktheu dhimbjen në forcë. Nëna e tij, Armela, tregoi gjithashtu se kishte qenë vetë Ariseldi që ishte munduar t’i inkurajonte ata për të gjithë atë që kanë kaluar.

“Nuk mund ta shpjegoj tronditjen, është e jashtëzakonshme, dhimbje, ndjesi faji por që djali është forca jonë. Dhe në spital nuk është ankuar, nuk tha pse, nuk thoshte asgjë. Kur më shikonte duke qarë, mendohesha të mos shprehesha në sy të tij, më thoshte çfarë ke që je mërzitur, nuk ka asgjë, vrapoj po, loz po, më motivonte që nuk ka gjë jeta vazhdon, djali nuk e pati problem psikologjikisht që të thoshte se jam ndryshe, këtë ma jepte dhe mua. Kjo gjë nuk e ka penguar as në shoqëri, as në shkollë.“, tregoi e ëma.

Advertisements

Ortopedi Mitrollari shpjegoi se Ariseldi është përshtatur shumë mirë dhe arrin të bëjë çdo gjë si një fëmijë normal. Ai shpjegoi gjithashtu se “Çdo vit duhet t’i bëjmë një protezë të re sepse këmba është në rritje dhe shfaq probleme. Në rastet e prerjeve kemi teknika që ai të mund të kryejë çdo gjë pa dhimbje.”, tha ortopedi. /abcnews.al