Policia e Lezhës ka goditur sot një aktivitet të paligjshëm që operonte në këtë qytet, një laborator që dyshohet se shërbente për prodhimin e dokumenteve të huaja të identifikimit, të dyshuara të falsifikuara.

Si pasojë në prangat e policisë kanë përfunduar katër persona, mes tyre edhe vëllai i këngëtares së njohur, Sheila Haxhiraj, raporton gazetarja Kasandra Pali.

Advertisements

Sipas policisë së Lezhës, Henri Haxhiraj së bashku me të tjerët, kanë përfituar shuma të ndryshme monetare që variojnë nga 500-300.000 euro nga shtetas të huaj të cilët binin pre e mashtrimit të këtij grupi.

Advertisements

Gjithashtu është zbuluar edhe një ambient ku ushtrohej aktivitetit i dyshuar i mashtrimit kompjuterik, ndaj shtetasve të huaj.