Aktorja Monika Lubonja i befasoi të gjithë mbrëmjen e djeshme me vendimin, duke zgjedhur emrin e ilirit në zinxhirin e shpëtimit.

Ajo ishte mes Tanit, Donaldit dhe Ilirit dhe zgjodhi këtë të fundit. Kjo zgjedhje e Monikës i ka befasuar të gjithë sepse ka pasur përplasje të ashpra me Ilirin.

Advertisements

Për këtë ka reaguar edhe opinionisti Arbër Hajdari. Nuk e kuptoj tha Arbër Hajdari, ‘këtej thotë është i lig, këtej e shpëton.

Është të vësh duart në kokë e të ikësh me vrap.’Arbana pyeti Monikën pse kjo zgjedhje dhe Monika argumentoi se ‘dua që të dal në nominim me Ilirin prandaj’.

Advertisements

Kujtojmë se Beniada zgjodhi të shpëtojë Arjolën sepse i ka ndenjur afër, Arjola zgjodhi Monikën sepse e pa të rrezikuar dhe donte ta shpëtonte.

Iliri zgjodhi Tanin sepse kalon shumë kohë me të dhe argumentoi se këtë udhëtim brenda shtëpisë e shikon tani për tani. Ndërsa Donaldin nuk e zgjodhi askush.