Gjatë mbrëmjes së djeshme, në puntatën e radhës të ‘Ëndërrtjerrësit’ moderatorja e njohur, Arbana Osmani ka treguar detaje mjaft të rëndësishme lidhur me karrierën e saj.

Gjatë vitit 1998 ajo kishte ‘trokitur’ në derën e ‘Top Albania Radio’ për një audicion si prezatuese, por Bojken Lako e kishte refuzuar pasi nuk kishin nevojë për një të tillë.

Advertisements

‘I rashë derën dhe në ato momente doli Bojken, e përshendeta dhe i thashë nëse dëshironte të më bënte një audicion pasi doja të punoja si prezantuese’- ka rrëfyer ajo.

Advertisements

Më pas, moderatorja ka treguar se gjatë gjithë karrierës së saj Bojken ka qenë udhërrëfyesi i saj dhe e ka ndihmuar shumë në projektet televizive.