Presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë një vendim të ashpër duke ndryshuar ligjin për dënimet e pedofilëve dhe abuzuesit seksualë.

Të gjithë të dënuarit e këtyre krimeve do të dërgohen përjetë në kolonitë e burgjeve të Aktikut.

Advertisements

Ndryshimi i ligjit u bë pas një rasti të tmerrshëm abuzimi, ku një fëmijë u abuzua dhe u vra nga një pedofil dhe një shok i tij.

5-vjeçarja Veronika Nikolayeva po luante pranë vendit të punës së nënës së saj në Kostroma, por në video u pa sesi vajza u rrëmbye nga kriminelët.

Advertisements

Trupi i fëmijës u gjet në qese plastike teksa të dyshuarit e identifikuar si Denis Gerasimov, 44 vjeç, dhe Vadim Belyakov, 24, kërkonin të zhduknin trupin e saj. Krimi në fjalë u pranua nga autorët.

Kreu i parlamentit Vyacheslav Volodin, tha se tragjedia e abuzimit të Veronikes tregon urgjencën për ashpërsimin e ligjeve.