Nje burre ka denoncuar te zhdukur te bijen e tij e cila rezulton që në datën 27 nëntor, të jetë kthyer nga Italia, por nuk është paraqitur në shtëpi.
Kështu, tre ditë më vonë, babai i saj, në datën 30 nëntor ka bërë kallëzim në Polici.
Advertisements
Blutë e kryeqytetit nuk japin të tjera detaje teksa kanë nisur hetimet për gjetjen e saj.
NJOFTIMI
Më datë 30.11.2021, rreth orës 09:30, shtetasi G. M. ka kallëzuar së më datë 27.11.2021 ka ardhur nga Italia, vajza e tij, shtetasja Xh. M., 24 vjeçe, por nuk është kthyer në banesën në Shqipëri.
Advertisements
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.