Sot Donaldi dhe Beatrixi kanë shkëmbyer puthjen e parë në shtëpinë e Big Brother VIP.
Tri ditë pasi deklaruan pëlqimin që kanë mes vete, dyshja tanimë janë puthur, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Advertisements
Përveç kësaj, Big Brother u ka organizuar atyre edhe një “dasmë”, ku Donaldi dhe Beatrixi janë dhëndri dhe nusja, derisa banorët kanë marrë rolin e familjarëve dhe shoqëruesve të çiftit.
Derisa momentin e puthjes së tyre mund ta shihni në videon më poshtë, kurse deri tani ende nuk ka pasur asnjë reagim nga Bora Zemani./Reporteri.net/
Advertisements
Këngëtarja Beatrix Ramosaj dhe aktori Donald Veshaj kanë shkëmbyer puthjen e parë brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.
Pasi shfaqën hapur pëlqimin për njëri-tjetrin, duket se pasditen e sotme kanë vendosur që të shkëmbejnë edhe puthjen e parë mes tyre në dhomën e gjumit.
Momenti është kapur nga kamerat dhe është bërë viral në rrjet. Ndërkohë që gjithë çfarë po ndodh ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet pasi Donaldi shprehu dashurinë për Bora Zemanin.
Pak javë më parë, Donaldi i dhuroi moderatores Bora Zemani një puthje, e më pas edhe varësen e tij për përvjetorin e njohjes së tyre.
Nga ana tjetër dhe Beatrix është përballur me kritika pasi më parë ajo u shpreh entuziaste për dashurinë mes Borës dhe Donaldit, por tanimë ka shfaqur hapur pëlqimin për aktorin.
Ndërkohë që ajo e quante gjithë këtë që po ndodh të frikshme, Donaldi ka thënë se është në fakt e bukur.
“Kur them e frikshme… po aq e frikshme, po aq e bukur”, u përgjigj Beatrix.
Më herët Donaldi i tha këngëtares se është i lumtur që e ka takuar, ndërsa ata nuk janë ndarë gjithë mbrëmjen.
Ky afrimitet i tyre nuk është pritur mirë nga të gjithë ndjekësit, që prisnin ta shihnin atë me Bora Zemanin pas daljes nga Big Brother Vip. Por gjërat tashmë kanë ndryshuar dhe Donaldi po shfaqet shumë i dhënë pas Beatrixës dhe ajo pas tij.