Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec.
Maliq/Informacion paraprak
Advertisements
Më datë 02.12.2021, rreth orës 08:55, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Velitërnë, Maliq, janë përfshirë në aksident mjeti tip furgon “Benz”, me drejtues shtetasin E. D., me një mjet tjetër tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. K.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi G. K., si edhe 5 pasagjerë që udhëtonin me mjetin tip furgon, të cilët u dërguan për mjekim në Spital.
Advertisements
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.