Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi është përpjekur t’i japë para policisë rrugore, për t’i shpëtuar gjobës pas shkeljes që kishte bërë.

Në videon e mëposhtme shihet se policia ka ndaluar një mjet tip “Porsche Cayenne” dhe i kërkon dokumentacionet e makinës, ndërsa i riu i jep 10 mijë lekë të vjetra si për të shpëtuar.

Advertisements

E teksa polici i thotë se i ka kërkuar dokumentacionet e mjetit, drejtuesi i makinës shtetasi Klejvis Murati i kthehet duke thënë “jam djali më i mirë, ej jam miku i një njesisë speciale…”

Ndërsa më pas efektivi i kërkon që të fikë mjetin dhe do të shoqërohet drejt Drejtorisë së Policisë. Veç gjobës për shkelje të rregullores, 24-vjeçari tani do të përballet me akuzën për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.