Për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dendura të shiut, kapiteneria në Vlorë ka ndaluar lundrimin e të gjitha mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit.
Përmes postimi në rrejtet sociale, njoftohet se këto masa janë marrë për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe për parandalimin e ngjarjeve dhe situatavegjatë ditës së sotme.
Advertisements
Trageti i linjës me Italinë do të mbërrijë rreth 7 orë me vonesë për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.
Situata pritet të përmirësohet ditën e nesërme, por ende nuk ka një njoftim zyrtar.