Dyshja Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj kanë filluar një njohje brenda shtëpisë së Big Brother dhe vazhdojnë të jenë në fokus te medieve rozë.

Sidoqoftë, aktori nga Vlora duket se i ka gjërat e qarta të paktën kështu deklaroi edhe ditën e sotme.

Advertisements

“Çfarë mendon?”, ka qenë pyetja e Beatrix së cilës nuk i mungoi një përgjigje nga Veshaj.

“S’do të mendoj asgjë. Si fus stres vetes kot. Gjërat e mia i kam shumë të qarta”, ka thënë ai.

Advertisements

Donaldi javën e kaluar ka folur për situatën e krijuar me Borën duke theksuar se nuk ka marrë asnjë shenja nga ajo.

Në anën tjetër, Beatrix i kërkoi publikisht falje Zemanit në programin e së premtes.